Goditi murin e qelisë me duart e mbështjella me çarçaf
Detaje nga tentativa e arratisjes së Bledar Selmanajt!
Bledar Selmanaj, i cili ditën e djeshme tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, raportohet se ka goditur murin e qelisë dhe hapi një të çarë.
Sipas burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) i akuzuari për vrasje pasi mbështjellë duart me peshqir dhe çarçafë, goditi murin e qelisë në katin e parë, duke hapur një çarë të mjaftueshme për të dalë.
Pasi ka arritur të dalë nga qelia, ai ka shfrytëzuar tubat e kullimit për të ngjitur tarracën e burgut.
Gjatë tentativës për arratisje, Bledar Selmanaj kishte një litar me të cilin planifikonte të zbriste dhe të vazhdonte lëvizjen për t’u larguar nga qelia.
Por, tentativa e tij u frenua nga stafi i sigurisë, i cili arriti ta kapte duke e dërguar në izolim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


