E diel, 22 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Veliaj refuzon operacionin në spitalin e inponuar nga Rama: Në lojë është jeta ime!
Lajme

Veliaj refuzon operacionin në spitalin e inponuar nga Rama: Në lojë është jeta ime!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas lajmeve për ndërhyrjen kirurgjikale që duhet të kryejë në këmbë, duke hedhur poshtë pretendimet se ka refuzuar trajtimin mjekësor.

Në një deklaratë publike, Veliaj sqaron se kundërshtimi i tij lidhet me spitalin ku i është propozuar të kryhet operacioni, dhe jo me vetë ndërhyrjen kirurgjikale. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të ndikojë edhe në këtë çështje, ndërsa e lidh refuzimin me transferimin e tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Veliaj thotë se nuk ka besim te një proces ku, sipas tij, personi që e transferoi në burgun e Fierit do të përcaktojë edhe kushtet e një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjatë së cilës ai do të jetë nën narkozë.

Kryebashkiaku bën me dije se që prej mëngjesit të së premtes i është drejtuar GJKKO-së, me kërkesën që vlerësimi mjekësor të kryhet nga një mjek i zgjedhur prej tij, ndërsa spitali ku mund të operohet të përcaktohet nga familja.

Ai këmbëngul se e ka kërkuar prej muajsh trajtimin mjekësor dhe se nuk po refuzon operacionin, por mënyrën se si, sipas tij, po tentohet të organizohet ai.

Reagimi i plotë i Erion Veliajt:

E kuptoj që makineria e PR-it të Kryeministrit është sulur edhe ndaj këmbës sime, me sa duket se u kanë mbaruar punët e vendit për të publikuar.

Por e vërteta është se as e kam kërkuar dhe sigurisht e kam refuzuar operimin në një spital të imponuar nga ai që më internoi në Fier, Kryeministri i vendit. Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime?

Që të premten në mëngjes i jam drejtuar GJKKO-së për të garantuar vlerësimin nga mjeku i zgjedhur prej meje dhe operimin në spitalin që zgjedh familja ime.

Nuk po refuzoj trajtimin apo operimin e mundshëm, të cilin e kam kërkuar prej muajsh. Po refuzoj që ai që më internoi të vendosë edhe mbi jetën time!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.