E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari i ekonomisë: Ka banka që po flirtojnë me ndërtimin përtej kornizës ligjore
Publik News

Gazetari i ekonomisë: Ka banka që po flirtojnë me ndërtimin përtej kornizës ligjore

Bumi i sektorit të ndërtimit është parë vitet e fundit me dyshimin se përmes këtij sektori pastrohen paratë e aktiviteteve të jashtëligjshme. Gazetari i ekonomisë në MCN TV, Klodian Tomorri, thotë se në këtë aspekt vihet re edhe një angazhim i bankave, në shkelje të kornizës që rregullon funksionimin e tyre. Në studion e lajmeve, Tomorri tha se njerëz të bankave në Tiranë janë përfshirë direkt në sektorin e ndërtimit.

Klodian Tokotri

Bankat po flirtojnë përtej kornizës ligjore me sektorin e ndërtimit. Në raste të caktuara po lehtësojnë mësymjen e parave të pista në sektorin e ndërtimit. Ka njerëz të bankave në Tiranë të përfshirë në sektorin e ndërtimit, me kompani, me CV të dyshimta. Nuk mundet që një qeveri atë lejojë që ndërtimi të përdoret për pastrimin masiv të parave. Ju e thatë që për një familje normale është e pamundur të blejë një shtëpi. Kjo vjen pikërisht për shkak të kësaj. Për më tepër lehtësohet fuqizimi i krimit dhe penetrimi i tij në biznes e politikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.