E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitja e argjendarisë, arrestohet njëri prej autorëve në Qafë Thanë
Lajme

Grabitja e argjendarisë, arrestohet njëri prej autorëve në Qafë Thanë

Njëri prej autorëve të dyshuar të grabitjes me armë zjarri të një argjendarie në Paskuqan është arrestuar nga Policia, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Në pranga ka rënë A. K., 35 vjeç, banues në Laç, i cili dyshohet se është një prej dy personave që morën pjesë në grabitjen e ndodhur më 5 gusht 2026.

Sipas burimeve, A. K. është arrestuar në Qafë Thanë, në momentin që po tentonte të kalonte kufirin. Policia e kishte identifikuar prej disa ditësh si të dyshuar për ngjarjen, por kishte vendosur ta mbante nën vëzhgim dhe ta ndiqte në kuadër të hetimit, me synimin për të zbuluar edhe identitetin e bashkëpunëtorit tjetër.

Hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë vijojnë nga strukturat e Policisë së Tiranës.

Si ndodhi grabitja?

Ngjarja u regjistrua më 5 gusht, kur dy persona dyshohet se hynë në një argjendari në zonën e Paskuqanit dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanosën punonjësen.

Autorët morën një sasi bizhuterish dhe më pas u larguan nga vendngjarja me një motomjet.

Pas ngjarjes, grupi hetimor nisi punën për identifikimin e personave të përfshirë, ndërsa hetimet u zhvilluan për disa javë me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Operacioni u kodua “Gold”.

Arma, maskat dhe motomjeti u gjetën gjatë hetimeve

Në kuadër të hetimeve, Policia ka sekuestruar disa prova materiale që dyshohet se lidhen me grabitjen.

Më 6 gusht, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgafnur, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatike, një krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete e lyer në gri, dy maska silikoni, një palë doreza dhe veshje të tjera që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së grabitjes.

Ndërkohë, më 9 gusht, në zonën e “Liqenit të Qinamit”, në fshatin Qinam, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe motomjetin që dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar pas grabitjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyeseve dhe municionit”.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit tjetër të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të grabitjes.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Vijojnë veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së një sasie bizhuterish në një argjendari në Kamëz, më datë 05.08.2026.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar.

Sekuestrohen gjatë periudhës së hetimit arma e zjarrit automatik, motomjeti, veshjet, maska silikoni dhe një krehër me fishek.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i punës intensive hetimore dhe procedurale, të kryer për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, kanë finalizuar operacionin e koduar “Gold”, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

-A. K., 35 vjeç, banues në Laç.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 05.08.2026, kanë vjedhur një sasi bizhuterish në një argjendari dhe më pas janë larguar me një motomjet.

Në vijim të veprimeve të pandërprera hetimore dhe kërkimeve intensive në terren, më datë 06.08.2026, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zgafnur, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike, një krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete e lyer me ngjyrë gri, dy maska silikoni, një palë doreza, si dhe veshje të tjera që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.

Gjithashtu, më datë 09.08.2026, në vendin e quajtur “Liqeni i Qinamit”, fshati Qinam, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një motomjet i cili dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.