E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndalimi i deputetëve shqiptarë në kufi, reagon Dogana e Qafë Thanës
Lajme

Ndalimi i deputetëve shqiptarë në kufi, reagon Dogana e Qafë Thanës

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut kanë deklaruar se janë përballur me pengesa për të hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Qafë Thanës. Bëhet fjalë për deputetin dhe koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputetin Adnan Azizi, si dhe zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Hasim Murtezani.

Megjithatë, burime zyrtare nga pala shqiptare kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë ndalim apo incident në kufi që lidhet me tre zyrtarët në fjalë.

Sipas të njëjtave burime, ata kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin automjet me një shtetas tjetër, i cili kishte parregullsi në dokumentacionin e udhëtimit dhe për këtë arsye nuk është lejuar të hyjë në Shqipëri.

Autoritetet e kufirit dhe migracionit në juglindje bëjnë me dije se tre zyrtarët mund të vijonin lëvizjen pa asnjë pengesë, por kanë zgjedhur vetë të kthehen pas, duke mos kaluar kufirin.

Ndërkohë, raportime mediatike sugjerojnë se mund të ketë një tjetër sfond pas kësaj ngjarjeje. Sipas burimeve të TV21, ekzistojnë dyshime se zyrtarët kanë qenë të përfshirë në organizimin e protestave në Tiranë, konkretisht në atë që është quajtur “Revolucioni Flamingo”.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar që të konfirmojë apo mohojë këto pretendime, ndërsa çështja mbetet e hapur për interpretim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.