E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitja në Rinas,flet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë
Lajme

Grabitja në Rinas,flet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është shprehur i shqetësuar në lidhje me grabitjen e ndodhur në Rinas disa javë më parë.

I pyetur nga mediat ai zbardhi një detaj përsa i përket transportit të parëve të cilave iu hiqet GPS në momentin që hyjnë në aeroport ndërsa ende nuk dihet nëse në thasët e vjedhur ka pasur sinjalizues.

Edhe pse bankat e nivelit të dytë e kanë detyrim që të përdorin sinjalizues apo bojë ngjyruese në momentin e transportit të parave duket se jo të gjitha institucionet financiare i zbatojnë. Guvernatori Gent Sejko, i pyetur nga mediat mbi grabitjen e parave në Rinas në datën 9 prill, bëri me dije se disa banka i zbatojnë këto rregulla ndërsa GPS hiqet në aeroport.

Sejko: Ne dijeni time disa bankat e kanë pasur GBS natyrisht për arsye teknike GBS zhvendoset në aeroport po ashtu dhe doganat po këtu nuk bëhen fjalë për element të detajuar në këtë nivel pasi këto janë post faktum për të zbuluar ne duhet të jemi të koordinuara si institucione për të marrë masa që ngjarje të tilla mos të përsëriten më në të ardhmen, pasi jo vetëm që kanë ndikim financiar tek investitorët e huaj por ndikojnë negativisht dhe në imazhin e vendit.

Sipas Gent Sejkos ngjarje të tilla  janë me kosto në imazhin e vendit përsa i përket investimeve por edhe në aspektin financiar të bankave

Këto deklarata të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë u bënë pas raportimit në komisionin e ekonomisë për veprimtarinë e institucionit që ai drejton ku theksoi se kriza politike është e dëmshme për ekonominë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.