Greqi, prifti sulmon me acid policin dhe avokatin
Sipas mediave greke sapo prifti dëgjoi vendimin e Gjykatës së Sinodit që i hoqi titullin ka kryer aktin ekstrem. Mësohet se personat e sulmuar janë transportuar në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme.
Policia ka prangosur priftin i cili është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Athinës. Po sipas mediave helene, prifti 37-vjeçar është nga Veria dhe më parë ka qenë i akuzuar si i përfshirë në çështje të trafikimit të drogës.
Pikërisht, përfshirja në një çështje të trafikut të drogës, u bë shkak për vendimin për shkarkimin e tij. Duket se akti ekstrem ka qenë i mirëmenduar pasi kleriku kishte shkuar i përgatitur në seancë, ku posedonte një sasi të madhe të lëngut kaustik në shishe. Tashmë shishet janë transportuar për ekzaminim në një laborator mjeko-ligjor të policisë greke.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



