E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma zbulon “lojën e fshehtë” mes Ramës dhe Braçes
Lajme

Grida Duma zbulon “lojën e fshehtë” mes Ramës dhe Braçes

Grida Duma, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partia Socialiste, gjatë një interviste në emisionin “Breaking”.

Duma u ndal veçanërisht te debatet e brendshme në PS dhe te qëndrimet e deputetit Erion Braçe, i cili së fundmi ka vetëshpallur kandidaturën për të garuar për Bashkinë e Tiranës.

Sipas saj, kritikat e Braçes ndaj qeverisë nuk janë thjesht qëndrime individuale, por duhen parë në një këndvështrim më të gjerë politik. Ajo theksoi se kryeministri Edi Rama e lejon këtë lloj zëri kritik brenda partisë për të krijuar perceptimin e pluralizmit të brendshëm.

“Braçe e ka ndërtuar profilin e tij, është aftësia e tij politike. Braçe e di shumë mirë kush është vija e kuqe. Rama e lejon Braçen të ekzistojë dhe e ka alibi atë për të thënë: ‘Doni të thoni gjëra? Ja ku e kam Braçen’. Pushteti që ka PS me Ramën është një pushtet që do kërkonte kontroll si nga brenda dhe nga jashtë”, u shpreh Duma.

Ajo shtoi më tej se debatet e brendshme në PS, sipas saj, janë më shumë një “teatër politik” i ndërtuar nga vetë Rama për të krijuar idenë e ndryshimit te opinioni publik.

“Këtu e kemi të qartë që kemi të bëjmë me një teatër, që po ua servir shqiptarëve si një i gjithëpushtetshëm. Këto konflikte i ka marioneta dhe ia jep këtu popullit sikur erërat po ndryshojnë, por nuk ndryshon asgjë. Askush nuk po e kontrollon dhe nuk e kërcënon Edi Ramën nga brenda. Shqetësimi im për Shqipërinë dhe për zhbalancat në PS janë të mëdha se në PD”, theksoi Duma.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.