Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?
Në kulmin e debate dhe kuriozitetit për çfarë përmban dosja “Agasi”, faqja e njohur në FB, “Lolita”, ka hedhur këtë të enjte një shënim të shkurtër “me spec”, ku denoncon edhe përfshirjen e medias në këtë scandal.
Nuk ka vonuar shumë dhe denuncimit-enigmë të “Lolita”, i ka vënë emër gazetari Elvi Fundo, i cili e ka ndjekur nga afër dosjen dhe hetimin për organizationtën e Ergys Agasit. Fundo ka ripublikuar në faqen e tij shënimin e “Lolita” dhe ka shtuar: Mos e prek Gridën.

Nga verifikimi rezulton që në median shqiptare me emrin Grida rezulton vetëm drejtuesja e emisionit “Top Story” në Televizionin Kombëtar Top Channel. Gjithashtu rezulton se Grida Duma ka në përdorim vetjak një makinë luksoze tip “Range Rover”.
Gazetari Almer Toska deklaroi se Dumani është takuar me Belinda Ballukun në fshatin Zagori dhe aludoi edhe se është paguar deri në 20 million euro. Drejtuesja e e eisionit, Duma, e dëgjonte këtë akuzë të rëndë për një nga prokurorët që ka hetuar organizata të më kiminalepolitikanë të fuqishëm, përfshi dhe Agasin e Ramës, herë me ëmbëlsi dhe herë plot seriozitet, por në asnjë moment nuk kërkoi që gazetari të nxirirte fakte për publikun.
Në të njëjtin emission, analisti i përhershëm i Grida Dumës, Arjan Curri, lëshoi “bombën” tjetër. “Prokurorët e SPAK kanë problema sexole”, deklaroi ai me vetësigurinë që e karakterizon. Edhe në këtë moment drejtuesja e emisionit, Grida Duma, nuk kërkoi prova, por vetëm lëshoi atë nënqeshjen e saj epike-ironike.
Sa të vërteta janë lajmet që qarkullojnë jo zyrtarisht, kush dhe sa thellë janë të përfshirë njerëzit e medias në çështjen “Agasi” dhe jo vetëm, koha do ta provojë, por një gjë është e sigurt: Fronti mediatik anti-SPAK është tërbuar dhe është hedhur në sulm të përqendruar. Shantazh, frikë apo të dyja bashkë? Të presim me durim./Alfapress.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



