E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma zbulon strategjinë: S’ka mjerim më të madh për Sali Berishën që nxjerr 5 njerëz kundër PD
Publik News

Grida Duma zbulon strategjinë: S’ka mjerim më të madh për Sali Berishën që nxjerr 5 njerëz kundër PD

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një bashkëbisedim me gratë demokrate, ka ndarë momente nga protesta e 8 janarit. Ajo tha se lidershipi i PD vendosi të vetëpërmbahej në ato çaste të vështira dhe të bënte durim.

Grida Duma tha se ndjen mjerim ndaj Sali Berishës që pati pushtet për 30 vite dhe nuk diti të ndahet nga kjo politikë e dhunës dhe urrejtjes.

“Shumë nuk e dinë çfarë ka ndodhur atë ditë, sepse kemi zgjedhur strategjinë e durimit, përmbajtjes. Nuk kam dëgjuar një grua demokrate që të mos thotë mos ia ktheni, mos ia ktheni, mos bëni të njëjtën gjë. Ne e kemi bërë këtë diskutim. A duhet të jemi ne forca politike që sjell atë të argumentit si forcën më të madhe. E kam pasur edhe vetë personalisht dhe e di që ata që merren me politikë e kanë këtë pikëpyetje. Themi nëse duron a dukemi më të dobët? Unë them se kjo është sfida më e madhe që kemi që durimi duhet të triumfojë si forcë e jo si dobësi. Është më e madhe forca e durimit se forca e atij që nuk vetëpërmbahet dhe shkatërron dhe është errësuar në gjithçka. Nuk shoh mjerim më të madh për Berishën se sa ai të mbledhë 5 njerëz apo 10 njerëz që i respektoj. Ka njerëz që e bëjnë me qartësi dhe errësim se nuk kanë më të ardhme.

Ajo që ne do të ndërtojmë nga LDGSH është mirënjohja ndaj kontributit, vlera ndaj atit që qëndron, vlera e besnikërisë. Unë e di shumë mirë dhe të gjithë e dimë. Jetojmë në një kohë digjitale, por ne jemi armata e madhe e atyre grave demokrate që bëjmë një heroizëm gjigant, nuk i kthehemi njësoj të keqes edhe pse dimë ta bëjmë shumë mirë. Është mjerim për një njeri që prej 30 vite pati pushtet dhe në fund të tunelit të tij nuk arrin dot të ndahet nga jeta politike siç i takon me trashëgiminë që demokratët ju lutën t’ia jepnin.

Unë di pse kanë heshtur intelektualët në PD. Kushdo që na thotë që janë shumë herë më të lartësuar se sa ti vetë që në momentet më të këqija të PD godet me gurë e me disa njerëz që i keqpërdor. Do ju lutesha atit që është jashtë dhe i duket vetja i ndryshëm nga ne i them që nuk është i ndryshëm, por i keqpërdorur. Ne kemi mbajtur standardin lart që kjo parti të jetë e përjetshme në vlera. Asnjëra nga zonjat nuk është thërritur në atë moment. Unë jam habitur kur pashë gratë e thanë që erdha vetë sepse unë sot do të doja të isha këtu. Vetëm për këtë do e bëjmë betejën”, tha Duma.

Grida Duma fjala

Shumë nuk e dinë se çfarë ka ndodhur atë ditëm se ne e kemi zgjedhur një strategji, nuk e di sa na kuptohet nga jashtë , të durimit, përmbajtjes. Nuk kam dëgjuar një zonjë, apo një grua demokrate, apo një vajzë të re që na ndjek, që mos të thotë, mos ia ktheni, mos ia ktheni, mos bëni të njëjtën gjë.

E kemi bërë këtë diskutim dhe me kryetarin. A duhet të jemi ne forca apolitike, e cila sjell forcën e argumentit, si forcën më të madhe. Jo forcën si dhunë, jo forcën si brutalitet dhe si banalitet. E kam parë edhe vet personalisht dhe e di që secila nga ju që merret me politikë, e ka këtë pikëpyetje. Që do të thotë, nëse duron, mos tregon gjoja dobësi, se i duket tjetrit i butë dhe i dobët? Unë mendoj që kjo është sfida më e madhe që ne kemi. Sfida më e madhe që kemi, është që durimi, forca e argumentit dhe logjika, të jetë ajo që do të triumfojë si forcë, jo si dobësi.

Dhe është më e madhe forca e durimit dhe e vetëpërmbajtjes, se forca e atij që nuk vetëpërmbahet dhe shkatërron, veçse nuk shikon dhe është errësuar në gjithçka. Në arsyetim dhe në gjithçka. Unë nuk shikoj dot mjerim më të madh për Sali Berishën, sesa ai që sot të mbledh 5 njerëz, 190 njerëz, të cilët i respektoj që të gjithë, ua them me të vërtet. Sigurisht, ka disa njerëz që e bëjnë, po shumë pak me qartësi dhe me errësim sepse s’kanë më të ardhme dhe se të ardhmen e vet e kanë mbyllur vet, nuk ua ka mbyllur askush tjetër. Ajo që ne do të ndërtojmë nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe shpresojmë në Partinë Demokratike, është merita, mirënjohja ndaj kontributit, vlera ndaj atij që qëndron, vlera dhe njohja e luajalitetit, e besnikërisë, jo e frikës, jo e servilizmit, jo e keqpërdorjes.

Shumë nuk e dinë se çfarë ka ndodhur atë ditëm se ne e kemi zgjedhur një strategji, nuk e di sa na kuptohet nga jashtë , të durimit, përmbajtjes. Nuk kam dëgjuar një zonjë, apo një grua demokrate, apo një vajzë të re që na ndjek, që mos të thotë, mos ia ktheni, mos ia ktheni, mos bëni të njëjtën gjë. E kemi bërë këtë diskutim dhe me kryetarin. A duhet të jemi ne forca apolitike, e cila sjell forcën e argumentit, si forcën më të madhe. Jo forcën si dhunë, jo forcën si brutalitet dhe si banalitet.

E kam parë edhe vet personalisht dhe e di që secila nga ju që merret me politikë, e ka këtë pikëpyetje. Që do të thotë, nëse duron, mos tregon gjoja dobësi, se i duket tjetrit i butë dhe i dobët? Unë mendoj që kjo është sfida më e madhe që ne kemi. Sfida më e madhe që kemi, është që durimi, forca e argumentit dhe logjika, të jetë ajo që do të triumfojë si forcë, jo si dobësi.

Dhe është më e madhe forca e durimit dhe e vetëpërmbajtjes, se forca e atij që nuk vetëpërmbahet dhe shkatërron, veçse nuk shikon dhe është errësuar në gjithçka. Në arsyetim dhe në gjithçka. Unë nuk shikoj dot mjerim më të madh për Sali Berishën, sesa ai që sot të mbledh 5 njerëz, 190 njerëz, të cilët i respektoj që të gjithë, ua them me të vërtet. Sigurisht, ka disa njerëz që e bëjnë, po shumë pak me qartësi dhe me errësim sepse s’kanë më të ardhme dhe se të ardhmen e vet e kanë mbyllur vet, nuk ua ka mbyllur askush tjetër. Ajo që ne do të ndërtojmë nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe shpresojmë në Partinë Demokratike, është merita, mirënjohja ndaj kontributit, vlera ndaj atij që qëndron, vlera dhe njohja e luajalitetit, e besnikërisë, jo e frikës, jo e servilizmit, jo e keqpërdorjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.