E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja nga Tirana, humb jetën në spitalin Infektiv e prekur nga koronavirusi
Lajme

Gruaja nga Tirana, humb jetën në spitalin Infektiv e prekur nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sonte se ka ndërruar jetë një 68-vjeçare e prekur me COVID-19, e cila vuante edhe nga insuficenca renale.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se: “Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar.

68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 24 qytetarë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.