E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GRUSHTA TE AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE, DREJTORI PËRLESHET ME JURISTIN (EMRAT- DETAJE)
Lajme

GRUSHTA TE AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE, DREJTORI PËRLESHET ME JURISTIN (EMRAT- DETAJE)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Autoritetin e Medias Audiovizive.

Drejtori i Drejtorisë Së Inspektimit Enkelejd Lamaj është zënë me grushta në korridoret e institucionit me juristin e AMA-s, Klodian Kanani.

Lajmi u denoncua fillimisht nga Berisha, ndërsa burimet e newsbomb.al kanë konfirmuar vërtetësinë e tij.

Pas këtij akti skandaloz, kryetari i AMA-s Gentian Sala ka pezulluar të dy vartësit e tij.

Shkak i sherrit mendohet të ketë qenë prishja e pazareve për kabllorët.

POSTIMI I BERISHËS:

Prishja e pazareve per kablloret shperthen me grushta ne autoritetin e mediave! Paraditen e sotme, ne koridoret e ama-s, Drejtori I Drejtorese se inspektimit, krahu I djathte I Gentian Sales, eshte zene me grushta me Juristin e ama-s. Kryetari, pasi ka shuar sherrin ka pezulluar dy vartesit e tij. Punonjesit e tjere te ama-s qe kane lene zyrat per te ndjekur spektaklin thone, se shkaku I sherrit eshte prishja e pazareve per korrupsionin me operatoret locale, sidomos kablloret.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.