Hahn: I shqetësuar BE ofroi menjëherë ndihmë
Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn thotë se ndihet i shqetësuar dhe i trishtuar nga lëkundjet shkatërrimtare të tërmeteve që prekën Shqipërinë.

“I trishtuar dhe i shqetësuar kur mësova në lidhje me serinë e tërmeteve shkatërrimtare në Shqipëria, të cilët shkaktuan lëndimin e qindrave njerëzve dhe dëme serioze në infrastrukturë. Bashkimi Evropian ofroi ndihmë menjëherë”, shkruan Hahn në një postim në Twitter.
Tërmeti i fuqishëm i ditës së djeshme la pas 105 persona të lënduar, dhjetë prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha kryesisht në Durrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




