E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hajdarmataj tregon bisedën me drejtorin në SHISH pas informacioneve se Agron Xhafaj do trafikonte drogë
Lajme

Hajdarmataj tregon bisedën me drejtorin në SHISH pas informacioneve se Agron Xhafaj do trafikonte drogë

Gjykata e Tiranës dëgjoi dëshminë e sekretarit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, gazetarit Ylli Rakipi dhe ish-kreut të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajt, në lidhje me dosjen e ashtuquajtur “Babalja”.

 

Bardhi u pyet në lidhje më publikimin e audiopërgjimit, ndërsa tha që nuk e njihte Albert Veliun dhe Fredi Alizotin. Pas denoncimit që kishte shkuar në PD, Bardhi tha se kishin kryer disa verifikime dhe më pas bënë publikimin.

Ndërkohë, gazetari Rakipi, pranoi se gazetari Jetmir Olldashi ishte marrë me një investigim që kishte të bënte me trafik të kanabisit në Vlorë, por për shkak se nuk kishte video, ai nuk e kishte publikuar.

Më pas tha Rakipi, nuk pata më kontakt me Olldashin.

Dëshmitari i fundit, ish drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u pyet në lidhje me takimin qe ai kishte zhvilluar me Albert Veliun në dhjetor të 2017. Veliu, tha Hajdarmataj me tha se në ditët në vijim, ai sëbashku me persona të tjerë, ku përfshinte disa policë dhe vëllain e ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, Agron Xhafajn do të trafikonin lëndë narkotike.

Prokurori i Krimeve tha se për rastin kishte kontaktuar me një drejtor të SHISH, për verifikimin e të dhënave të Veliut.

Sipas Hajdarmatajt në një bisedë të disa ditëve më vonë me këtë drejtor, ai i kishte thënë që nuk kishin asgjë konkrete ende.

Seanca e radhës për gjyqin ndaj Albert Veliut, Ervin Salianjit, Jetmir Olldashit dhe Fredi Alizotit do të zhvillohet në 11 shtator, ku pritet të dëgjohen disa CD me përgjime.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.