E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haki Çakon e shmangin nga pritja e Ministrit të Brendshëm të Italisë
Lajme

Haki Çakon e shmangin nga pritja e Ministrit të Brendshëm të Italisë

Italiani u paraqit në hyrjen e godinës së Ministrisë së Brendshme të shqipërisë i shoqëruar nga një delegacion. Ashtu siç kishin paralajmëruar, pjesë e delegacionit ishin oficerë dhe drejtues të Guardia di Finanza.

Me një buzëqeshje dhe përqafim e priti i vetëm Fatmir Xhafaj. Haki Çako nuk u duk gjëkundi. Nuk dihet nëse zgjedhja për ta shmangur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka qenë e Fatmir Xhafajt apo e Marko Minitit.
Në rastin më të mirë ministri e kishte urdhëruar të rrinte brenda në zyrë, për ta shmangur nga syri i mediave. Në rastin më të keq, Haki Çakon nuk kanë pranuar ta takojnë drejtuesit e policisë italiane.
Shikoni fotot që u shpërndanë nga LSA. Fatmir Xhafaj është i vetëm mes italianëve. Bien në sy uniformat e oficerëve të huaj, por asnjë nga Policia jonë e Shtetit.
Haki Çako ka shmangur në maksimum daljet publike që pas skandalit të Habilajve. Në përgjimet e dosjes së Katanias, Moisi Habilaj i mburrej italianëve se kishte ndodhur që vetë shefat e policisë i ndihmonin trafikantët të ngarkonin kanabisin në gomone. Nga dosja e përgjimeve janë publikuar në media vetëm 416 faqe

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.