E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hapen bastet sportive online në Shqipëri, vetëm 10 licenca
Lajme

Hapen bastet sportive online në Shqipëri, vetëm 10 licenca

TIRANË – Këshilli i Ministrave ka miratuar përcaktimin e kritereve dhe procedurave për dhënien e licencave për bastet sportive online, duke hapur zyrtarisht këtë treg në vend, por me një kufizim të fortë në numrin e operatorëve.

Sipas vendimit, në të gjithë territorin e Shqipërisë do të jepen jo më shumë se 10 licenca për organizimin e basteve sportive online, duke krijuar një treg të kontrolluar dhe të përqendruar.

Procesi i aplikimit do të zhvillohet përmes një procedure konkurruese të organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Komisioni i Licencave. Thirrja për aplikime do të publikohet në faqen zyrtare të AMLF-së, në dy gazeta ndërkombëtare dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike.

Aplikimet duhet të dorëzohen nga persona juridikë të regjistruar si shoqëri aksionare, brenda një afati prej 45 ditësh nga shpallja e procedurës.

Vlerësimi i aplikimeve do të bazohet në pesë kritere kryesore, me një total maksimal prej 100 pikësh:

  • Oferta ekonomike – 30 pikë
  • Përvoja në fushën e lojërave të fatit – 30 pikë
  • Plani i biznesit për aktivitetin online – 5 pikë
  • Kapacitetet organizative dhe administrative – 20 pikë
  • Zgjidhjet software-ike dhe certifikimet ndërkombëtare – 15 pikë

Ky vendim shënon një hap të ri në rregullimin e industrisë së basteve në Shqipëri, duke vendosur standarde të qarta për operatorët që synojnë të hyjnë në tregun online.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.