E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
HAPJA E NEGOCIATAVE/ Donald Tusk viziton sot Tiranën
Lajme

HAPJA E NEGOCIATAVE/ Donald Tusk viziton sot Tiranën

Pas Mogherinit Shqipërinë do ta vizitojë sot Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ai do të ketë një tur në Ballkanin Perëndimor duke nisur nesër nga Shqipëria, ndërsa më pas do të vizitojë Podgoricën, Beogradin, Sarajevën dhe Shkupin.

Para vizitës Donald Tusk në një mesazh për vendet e Ballkanit u shpreh se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin.

Pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, kryeministri Edi Rama të mërkurën do të niset për në Gjermani, pasi të enjten do të zhvillojë një takim me kancelaren Angela Merkel.

Deri në qershor Shqipëria do të lobojë në vendet skeptike të BE, Gjermania, Franca dhe Holanda për t’i bindur që t’i japin një shans për hapjen e negociatave pas rekomandimit të KE në datë 17 prill.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.