Haradinaj komenton votën e Shqipërisë në OKB: Në politikën e jashtme ne përcjellim Amerikën
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i pyetur në lidhje me votën e Shqipërisë në OKB, ku u rreshtua kundër SHBA-ve dhe mbështeti rezolutën që dënonte veprimin e presidentit Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, ka deklaruar se Kosova do të rreshtohej me Amerikën dhe vendimin e Trump.
“Ashtu si ka votu Presidenti Trump”, tha Haradinaj për RTK-në, duke shtuar se në politikën e jashtme Kosova përcjell Amerikën.
Edhe presidenti Hashim Thaçi është shprehur më parë se Kosova sikur edhe e vetme do të rreshtohej krah SHBA-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



