Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg në Hagë
Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 25 vite burgim ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpalljes fajtor për krime lufte në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në përfundim të procesit gjyqësor për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Vendimi është shpallur këtë të mërkurë, më 16 shtator 2026, në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në proces, Thaçi dhe bashkë të pandehurit janë përballur me akuza që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor, ndalim dhe arrestim të paligjshëm, si dhe vepra të tjera të trajtuara në kuadër të akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Prokuroria kishte kërkuar më herët 45 vite burgim për Thaçin dhe tre bashkëpandehurit në çështjen kryesore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



