E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hashim Thaçi mbetet në paraburgim: Ekziston rreziku i arratisjes
Bota

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim: Ekziston rreziku i arratisjes

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Trupi gjykues arsyetoi se rreziqet e përcaktuara në Nenin 41 – rreziku i arratisjes, mundësia e pengimit të procesit dhe rreziku i kryerjes së veprave të reja penale , mbeten ende të pranishme dhe nuk mund të neutralizohen me masa më të buta.

Zyra e Prokurorit të Specializuar këmbënguli se nuk ekziston asnjë kusht lirimi që të ofrojë garanci të mjaftueshme për shmangien e këtyre rreziqeve. “Paraburgimi i vazhdueshëm i z. Thaçi mbetet proporcional, duke marrë parasysh kohën relativisht të kufizuar të kaluar në ndalim, dënimin potencialisht të gjatë dhe progresin e procedurave,” thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Mbrojtja kërkoi rivlerësimin e masës, duke argumentuar se rrethanat kanë ndryshuar pas përfundimit të fazës së provave në çështjen kryesore që daton nga viti 2020. Sipas tyre, kjo fazë e re në proces duhej të sillte një qasje më të favorshme për lirimin e ish-presidentit.

Por gjykatësi vlerësoi se nuk janë paraqitur elemente të reja të mjaftueshme për të justifikuar lirimin në këtë moment procedurial. Si rezultat, Thaçi do të mbetet në qendër paraburgimi.

Gjykata gjithashtu ka vendosur afate të reja, sipas të cilave ish-presidenti mund të dorëzojë reagimet e tij të fundit deri më 27 janar 2026.

Hashim Thaçi po përballet me dy procese të ndara në Hagë: një për krime lufte, i hapur që prej vitit 2020, dhe një tjetër për pengim të drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.