E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Hiqe shkrimin për Franceska Muratin”, Elton Tozaj nxjerr mesazhin
Lajme

“Hiqe shkrimin për Franceska Muratin”, Elton Tozaj nxjerr mesazhin

Gazetari Elton Tozaj ka publikuar një komunikim që, sipas tij, i është dërguar nga një person që pretendon se është i afërt me Franceska Muratin, pas disa materialeve të publikuara prej tij për këtë të fundit.

Bëhet fjalë për një mesazh ku gazetarit i kërkohet që të heqë një prej publikimeve, ndërsa në komunikim përmendet edhe mundësia e një shpërblimi në këmbim të tërheqjes së materialit.

Personi që i ka shkruar Tozajt prezantohet si mik i afërt i Franceskës dhe e formulon kërkesën në mënyrë miqësore, duke argumentuar se bëhet fjalë për një grua.

“Mirëmbrëma Elton, si je vlla? Dëgjo, unë jam një rob i afërt i Franceskës. Ke bërë një shkrim për të. Nëse mundesh, brenda mundësive hiqe atë, se gjynah se është femër. Se të jetë mashkull, jepi gaz sa të duash. Po ta kërkoj miqësisht dhe nëse do takohemi e pimë kafe kur të duash. S’rri pa ta shpërblyer vëllai, respekte dhe shpresoj të ma marrësh të mirëqenë këtë sms”, thuhet në mesazhin e publikuar nga gazetari.

Pas publikimit të komunikimit, Tozaj ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që përballet me tentativa për të ndikuar mbi materialet e tij pas publikimeve mediatike.

Sipas gazetarit, fillimisht ndaj tij janë bërë paralajmërime për ndjekje ligjore, ndërsa më pas, siç pretendon ai, janë përdorur persona të tjerë për t’i bërë presion dhe për ta bindur që të heqë materialet.

“Mirëpo këta personazhe që më kërcënojnë më të madhe se do më hedhin në gjyq, sikur unë kam shpikur, dhe pastaj më fusin të fortë të më bëjnë presion dhe në fund nxjerrin bastexhinj që më ofrojnë shuma monetare që të fshij materialet, se gjynah është vajzë”, ka deklaruar Tozaj.

Gazetari ka vendosur ta bëjë publik komunikimin, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron që persona të tjerë të ndërmjetësojnë apo ta kontaktojnë në lidhje me shkrimet dhe materialet që ai publikon.

Në fund të reagimit të tij, Tozaj i është drejtuar drejtpërdrejt Franceska Muratit, duke i kërkuar që të mos përdorë persona të tjerë për të komunikuar me të.

“Të lutem shumë, mos më fut më njerëz për të më kontaktuar.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.