Historike/ Presidenti i Maqedonisë së Veriut mesazh SHBA në gjuhën shqipe: Faleminderit…
Pas vendimit të djeshëm për të miratuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Nato, presidenti i vendit, Stevo Pendarovksi, ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendimin e marrë. Mesazhi që është postuar në Twitter, është në gjuhën shqipe, duke surprizuar jo pak ata që e kanë ndjekur presidentin. Presidenti shton se partneriteti mes dy vendeve do të vijojë edhe tani që Maqedonia hyri në aleancë.
“Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat. Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, shkruan Presidenti Pendarovski.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



