Hodhi tritol në lokal tek ‘Rruga e Durrësit’ në Tiranë arrestohet
Arrestohet një 46 vjeçar si i përfshirë në ngjarjen e 18 korrikut kur një sasi tritoli iu vu një lokali tek “Rruga e Durrësit” në Tiranë.
Shpërthimi shkaktoi dëme materiale por fatmirësisht jo të lënduar.
Personi i arrestuar është H. L., 46 vjeç, banues në Lushnje.
“Nga hetimet ka rezultuar se motomjeti që u përdor për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka dhënë për përdorim autorit të ngjarjes’ informoi sot policia e Tiranës.
Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person zbret nga motori dhe hedh tritolin drejt lokalit në pronesi të shtetasit A. S.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



