E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbi të vëllanë në aksidentin tragjik, bëhet ‘i gjallë’ Gjesti
Showbiz

Humbi të vëllanë në aksidentin tragjik, bëhet ‘i gjallë’ Gjesti

Jep lajmin e rëndësishëm për fansat

Këngëtari Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale, duke reaguar për herë të parë pas humbjes së dhimbshme të vëllait të tij, Elidion Kelmendi. Pas një periudhe mungese, ai ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një mesazh falënderimi dhe shprese.

Përmes një videoje emocionale, Gjesti ka falënderuar publikun, miqtë dhe fansat për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë atij dhe familjes së tij në një nga momentet më të vështira të jetës. Ai ka shpjeguar se qëndrimi larg rrjeteve sociale ka qenë i domosdoshëm për t’u fokusuar tek vetja dhe njerëzit e tij të afërt, por theksoi se solidaritetin dhe dashurinë e ndjekësve i ka ndjerë gjithmonë pranë.

Në mesazhin e tij, këngëtari ka ndarë edhe një lajm të rëndësishëm për fansat, duke bërë të ditur se në janar të vitit 2026 do t’i rikthehet muzikës, të cilën e cilësoi si vendin ku e ndien se përket.

“Ka kaluar kohë që nuk jam shfaqur, por e ndjeva mbështetjen tuaj çdo ditë. Ju falënderoj nga zemra për gjithçka. Ishte e nevojshme të qëndroja larg rrjeteve sociale për t’u marrë me veten dhe familjen. Ju uroj të gjithëve Vitin e Ri me shëndet dhe lumturi. Në janar 2026 rikthehem në muzikë, aty ku e kam vendin”, shprehet Gjesti.

Rikthimi i tij është pritur me reagime të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur mbështetje dhe emocion për kapitullin e ri që pritet të nisë në karrierën e artistit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.