E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hygerta Sako nuk përmbahet më në BBVK dhe shpërthen në lot
Showbiz

Hygerta Sako nuk përmbahet më në BBVK dhe shpërthen në lot

U zgjodh më pak e pëlqyera nga publiku

Hygerta Sako, e cila u shpall më pak e preferuara e publikut në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP, u duk e habitur dhe e zhgënjyer nga rezultati. Momenti i shpalljes e gjeti ish-Miss-in të surprizuar, ndërsa pas Prime ajo u pa duke folur e mërzitur me Shkurte Haxhiun për situatën.

“Më pak e preferuara? Unë po marr kohë, po nxjerr gjithçka… tani do ta mendoj. Nëse jam më pak e preferuar, çfarë i duhem këtij formati? Të rri larg fëmijës tim… Për t’iu mbushur mendjen këtyre që të jesh karagjoz është më me vlerë se të jesh njeri i drejtë dhe pozitiv? Jo, nuk e dua,” tha Hygerta, me tone të qarta zhgënjimi.

Deklarata e saj la të kuptohet se ajo po reflekton seriozisht mbi qëndrimin e mëtejshëm në garë, duke vënë në dyshim nëse ia vlen të vazhdojë larg fëmijës së saj për një format ku, sipas saj, “vlerësohen karagjozllëqet, jo korrektësia”.

Sako shprehet e habitur që, pavarësisht se thotë se ka qenë korrekte dhe e drejtë me të gjithë, nuk ka marrë mbështetjen që priste nga publiku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.