I aksidentuan gruan shtatzënë, shpërthen Kozaku: Do ndiqeni penalisht
Kozaku ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shprehet se bashkëshortja e tij, e cila është shtatzënë prej një muaji, është aksidentuar.
Ai tregon se pas ngjarjes, është paraqitur në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore, por sipas tij, ka hasur në trajtim të papërshtatshëm nga personeli.
Sipas denoncimit të tij, mjekët i kanë thënë se gruaja duhet të bëjë “skaner me sy”, një deklaratë që Kozaku e ka cilësuar të papranueshme dhe absurde.
Ai paralajmëron se do të marrë masa ligjore dhe do të ndjekë penalisht mjekët përgjegjës, duke u konsultuar me avokatin e tij.
Kozaku kërkon transparencë mbi trajtimin mjekësor që i është ofruar bashkëshortes së tij dhe akuzon spitalin për neglizhencë, ndërsa thotë se rasti nuk do të mbyllet pa u hetuar deri në fund.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



