E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dënuar për trafik droge në Itali, kapet në Durrës
Lajme

I dënuar për trafik droge në Itali, kapet në Durrës

Një person i dënuar në Itali, me 14 vjet burgim, për trafik droge është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

Gjatë operacionit të koduar “Wanted 37”, u kap në lagjen nr. 17/1, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, Kastriot Dyrmishi, alias Kastriot Dermishi, 43 vjeç, banues në Durrës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Firenze, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 12 vjet, 9 muaj dhe 24 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.