I dërguari i SHBA thyen heshtjen: Shumë prokurorë e gjyqtarë do humbasin punën në Shqipëri
Ish-Kryeprokurori i Arizonës, John Leonardon një nga 8 këshilltarët ndërkombëtarë të procesit të Vettingut në Shqipëri thyen heshtjen dhe komenton për herë të parë procesin e vettingut në Shqipëri.
Në një intervistë për portalin amerikan Tucson.com 71-vjeçari paralajmëruar se 800 gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë do t’i nënshtrohen kontrollit me qëllim pastrimin e figurave të korruptuara.
“Në këtë vend ka një korrupsion galopant në shumë fusha: Polici, gjyqtarë, prokurorë. Është hera e parë që provohet një metodë e tillë e veçantë. Nuk ka asnjë model të mëparshëm. Pritshmëritë janë shumë të larta në një vend ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë do të humbasin vendin e punës.” thotë Leonardo.
Në këtë vend ka një korrupsion galopant në shumë fusha: Polici, gjyqtarë, prokurorë”.
I pyetur se cili është roli i tij, ai thotë: “Jemi tetë nga ne, në një dhomë të madhe. Të gjithë kemi të paktën 15 vite si gjykatës ose prokurorë në vendet tona. Është një grup me goxha eksperiencë- shumë prej nesh kanë punuar në vende të tjera më parë.
Ne duhet të japim këshilla ndaj institucioneve të vetingut për çështjet ligjore dhe teknikat investiguese, strukturat organizative dhe interpretimet e ligjit të vetingut. Ky proces do të shkojë nga 4 deri në 5 vite”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



