I duhen njerëz për protestën? Berisha i shtrin dorën Lapajt
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Adriatik Lapaj nuk është i përjashtuar dhe se protesta e tij gëzon mbështetjen e plotë nga ana e tij.
Gjatë një komunikimi me qytetarët këtë të diel, Berisha u shpreh se e ka përshëndetur publikisht si gjestin ashtu edhe protestën e Lapajt, të cilën e cilësoi si të drejtë.
Sipas Berishës, qëndrimi i Lapajt përfaqëson një reagim legjitim qytetar dhe nuk përbën arsye për përjashtim apo distancim politik. Ai theksoi se mbështetja e tij ka qenë e qartë dhe e vazhdueshme ndaj kësaj nisme proteste.
“Lapaj nuk përjashtohet dhe unë e përshëndes atë dhe e kam përshëndetur, edhe gjestin e tij, edhe aktin e tij dhe protestën e tij të drejtë.”, nënvizoi ai.
Në të njëjtën dalje, Berisha u bëri thirrje qytetarëve për t’u bashkuar në protesta kombëtare më 22 dhjetor, duke theksuar se aksioni opozitar do të vijojë deri në krijimin e një qeverie teknike, si kusht për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



