E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I gjenden 13.5 ton ar dhe 20 miliard dollarë në bodrumin e shtëpisë (FOTO)
Bota

I gjenden 13.5 ton ar dhe 20 miliard dollarë në bodrumin e shtëpisë (FOTO)

Në bodrumin e shtëpisë së ish-kryebashkiaku të Pekinit, Zhang Qi, janë gjetur 13.5 ton ar dhe 20 miliardë dollarë. Sipas “The Sun”, ai dyshohet se ka në pronësi edhe banesa luksoze dhe do të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor për krime ekonomike.

58- vjeçari ishte sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Haikou, kryeqyteti krahinor i Hainan me një popullsi rreth nëntë milionë banorë dhe po hetohej nga Komisioni Kombëtar i Mbikëqyrjes.

Ndërkohë, udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping po godet korrupsionin dhe më shumë se 10,000 njerëz janë paditur për korrupsion qëkur ai mori detyrën në vitin 2012.

Sipas raporteve, të paktën 120 persona me pozitë në Kinë janë zbuluar në hetime të ngjashme, përfshirë oficerë ushtarakë dhe ekzekutues të lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.