E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“I gjori” Rama: Devijimin në hundë nuk e kam nga droga se nuk e pi
Lajme

“I gjori” Rama: Devijimin në hundë nuk e kam nga droga se nuk e pi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj komenteve dhe ironive që qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me devijimin e hundës së tij, të cilin disa përdorues e kanë lidhur në mënyrë satirike me përdorimin e lëndëve narkotike.

Pas mbledhjes së zhvilluar në Pogradec, Rama u ndal te komentet për pamjen e hundës së tij dhe shpjegoi se asimetria që vihet re është pasojë e një sulmi të ndodhur vite më parë.

“Shoh që herë pas here ka njerëz që merren me hundën time, me këtë asimetri. Falë edhe kontributit të algoritmit, që ka ndërmjetësuar qenien politike të Shqipërisë jashtë këtyre pasqyrave dixhitale me ata që jetojnë në këto pasqyra, vjen ajo ironia e mallit, drogës, shtrembërimit”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ndryshimi në hundën e tij është një shenjë fizike që, sipas tij, i ka mbetur nga një përpjekje për ta goditur dhe për ta “fshirë” nga jeta publike.

“Ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do ta mbajë gjithë jetën nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu ku unë kam lindur, jam rritur dhe jam sot këtu. Edhe këtë gjurmë s’e kam nga ndonjë arsye tjetër”, u shpreh ai.

Në vijim, Rama e lidhi këtë episod me mënyrën se si e ka parë prej vitesh angazhimin e tij në politikë dhe dëshirën për të jetuar në një vend ku qytetarët të mos detyrohen të ulin kokën.

“Por edhe kur nuk kisha asgjë në dorë, doja një vend që të rrinte drejt, doja të jetoja në një vend që të mos i bënte bijtë e vet të ulnin kokën kur i pyesnin. Është pikërisht për këtë vend që…”, deklaroi kryeministri.

Rama vijoi duke iu referuar historisë së tij personale dhe kritikave që lidhen me të kaluarën, duke lënë të kuptohet se disa prej atyre që bëjnë komentet në rrjet janë më të rinj dhe nuk e kanë përjetuar atë periudhë.

Ai tha gjithashtu se një ditë mund të tregojë më gjerësisht historinë e gjërave që nuk ka mundur t’i bëjë gjatë rrugëtimit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.