E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I kërkoi Ramës ‘të hape krahun’, Spiropalit i ndodh ‘gjëma’ e papritur
Lajme

I kërkoi Ramës ‘të hape krahun’, Spiropalit i ndodh ‘gjëma’ e papritur

I mbyllin faqen e “Facebook-ut”: Po punojmë me Meta-n për rikthimin e faqes

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë të ditur se faqja e saj zyrtare në Facebook është bllokuar prej tre ditësh.

Përmes një postimi në Instagram, Spiropali njoftoi se po bashkëpunon me kompaninë Meta për të rikthyer llogarinë, ndërsa u kërkoi ndjekësve që komunikimin me të ta vijojnë përmes këtij rrjeti social, deri në një njoftim të ri.

“Të dashur miq, prej tre ditësh, faqja ime zyrtare në Facebook është e bllokuar. Po punojmë ngushtë me Meta-n që ta rikthejmë sa më shpejt. Për të gjithë ju që keni tentuar të më shkruani, deri në njoftimin e radhës, mund të më kontaktoni drejtpërdrejt këtu në Instagram. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!”, shkruan Spiropali.

Bllokimi i faqes vjen në një moment kur deputetja socialiste ka mbajtur qëndrime kritike për zhvillimet politike në vend. Së fundmi, ajo i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me thirrjen që të “hapë krahun”, duke e lidhur këtë kërkesë me nevojën për një zgjidhje të krizës politike pas protestave studentore.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja e bllokimit të faqes dhe nuk ka të dhëna që të provojnë një lidhje mes këtij veprimi dhe qëndrimeve politike të Spiropalit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.