E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I riu jep alarmin në policinë e Durrësit në këmbë për të motrën: E kanë marrë peng, katër burra…
Lajme

I riu jep alarmin në policinë e Durrësit në këmbë për të motrën: E kanë marrë peng, katër burra…

Një nënë e dy fëmijëve të mitur rezulton e zhdukur prej 6 ditësh në Durrës. Bëhet fjalë për Aureta Cauli, familjarët e së cilës kanë denoncuar në polici për zhdukjen e saj. Vëllai i saj, Ilirjan Cauli rrëfen për BW se motra e tij, Aureta Cauli ishte larguar nga puna ditën e hënë, ku kishte punuar vetëm 2 orë dhe më pas ishte larguar me pretendimin se kishte seancën e divorcit në Pogradec.

Ai shton se e motra e kishte telefonuar kushërirën e saj dhe i kishte kërkuar të njoftonte nënën e saj për t’i marrë një fëmijë nga çerdhja dhe tjetrin nga shkolla. Më pas telefoni i saj ka dalë i fikur. Po ashtu i vëllai ka treguar se ditën e enjte e motra i ka dërguar dy foto ku ajo shfaqej duke marrë serum e shtrirë në një krevat spitali.

Pasi ka marrë këto foto nga e motra, vëllai i saj është paraqitur sërish në polici dhe ka kërkuar që të bëhet lokalizimi i motrës së tij. Ai dyshon se është rrëmbyer nga katër burra dhe këtë e mbështet në një telefonatë që ajo ka patur me kushërirën ku i ka thënë: “Më morën katër burra, dua të shoh për herë të fundit fëmijët”. Më tej vëllai i saj ngre akuza ndaj policisë për mosveprim në kohë, ndonëse policia ka komunikuar me Urgjencën Kombëtare për të bërë të mundur lokalizimin e spitalit ku ishte shtruar Aureta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.