E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vihet zjarr një garazhi në Elbasan, digjen disa makina luksoze, ngjarja dyshohet e qëllimshme. Detajet
Publik News

I vihet zjarr një garazhi në Elbasan, digjen disa makina luksoze, ngjarja dyshohet e qëllimshme. Detajet

Gjatë natës së fundit ,persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kapanoni dhe për pasojë janë djegur disa automjete. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Peni” në lagjen Skënderbej në Elbasan.

Burime jo zyrtare për BalkanWeb bënë me dije se nga zjarrvënia janë djegur disa automjete luksoze. Kapanoni  ku mbaheshin automjetet për shitje ishte i mbikqyrur nga një shoqëri e ruajtjes dhe sigurisë fizike me kamera mjaft cilësore dhe me sistem alarmi të cilin autorët dyshohet se e kishin çaktivizuar para se ti vinin zjarrin objektit.

Ndërkaq shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë mjaft shpejt duke evitur disi pasojat e  zjarrit. Policia ka dokumentuar ngjarjen si dhe ka marrë pamje të kamerave të mjaft bizneseve të zonës ku dyshohet se kanë qarkulluar autorët e zjarrvënies.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.