E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Identifikohet autori i telefonatës për bombë në makinën e gjyqtarit, kush është i dënuari për vrasje që ngriti alarmin
Lajme

Identifikohet autori i telefonatës për bombë në makinën e gjyqtarit, kush është i dënuari për vrasje që ngriti alarmin

Nderkohe, policia ka bere me dije se eshte identifikuar autori i telefonates se rreme, dhe se ka nisur procedimi ndaj tij.

Neim Behari eshte personi qe ka kryer telefonaten. Ky i fundit vuan denimin per vrasjen e nje taksisti ne vitin 2005.  Nderkohe ne 2016 ai ka kercenuar nga burgu i Fushe Krujes per akte teroriste ne kryeqytet. Policia-Korce-bomba-gjyqtari-markelian-kuqo

“Identifikohet dhe procedohet, autori i telefonatës së rreme të kryer sot tek organet e rendit, sipas të cilës, në mjetin e një gjyqtari ishte vendosur lëndë plasëse.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 15.10.2019, referuan materialet shtesë pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në ngarkim të shtetasit:

N.B, 34 vjeç, banues në Lapardha, Berat (i cili aktualisht vuan dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja”)”, ka njoftuar policia e Korçes.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, kishte telefonuar Policinë nga ambjentet e IEVP-së, duke pretenduar se në mjetin e gjyqtarit M.K, ishte vendosur lendë e dyshuar plasëse, e cila nuk u konstatua gjatë kontrollit të ushtruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Gjyqtari Markelian Kuqo

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.