IKE PLAKU MERE, ME GJITHË TESPIJE….
Publikuar nga Andi Myrta
Si një i sëmurë mendor që sheh fantazma Rama doli pa gdhirë për të na treguar se një dorë e huaj me dron me eksploziv donte të sulmonte kopshtin e tij të edenit 4 milionë eurosh në Kryeministri. Pasi e shndërroi në bordello të krimit SHISHI-in dhe çdo institucion serioz duke i vënë palaço në krye sot nuk ka asnjë zyrë shteti në vend ku shqiptarët mund të kenë besim. Do kishte mjaftuar një deklaratë e shërbimit informativ për të rrëzuar halucinacionet e tij dhe mendjen perverse të autoviktimizimit. Tani është vonë për të qarë e për të kërkuar: TË ULEMI TË FLASMI! Shqiptarët nuk kanë më çfarë flasin pas 4 mandatesh me një hajdut të paskrupullt e të babëzitur që qeverisi me krimin. Ti ia ke pirë gjakun njerëzve të thjeshtë e pastaj je tallur me ta. Koha jote mbaroi! Ti nuk përfaqëson më askënd, le pastaj të rinjtë! Ata nuk janë si pllakat e bulevardit që mund t’i shkulësh me buldozer. As me polici. As me dhunë! Dorëzohu! Çdo orë që kalon veç thellon gremisjen tënde pa kthim! IKE PLAKU MERE, ME GJITHË TESPIJE….
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



