E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta kritikon  Ramën, Jo dialog formal dhe mos bëj të fortin!
Publik News

Ilir Meta kritikon Ramën, Jo dialog formal dhe mos bëj të fortin!

“Keqardhje që ende asgjë nuk ka lëvizur në drejtim të dialogut dhe zgjidhjes. Vetëm kanë ndryshuar afatet nga opozita. Kjo na çon në një krizë, efektet e të cilës nuk mund tim parashikojmë . LSI ka bërë dhe do të bëjë më të mirën për dialog për zgjidhje dhe dialog të standardeve europiane. Nuk duhet të shohim se kush është më i fortë apo kush e tërheq litarin më fort. Duhet ta shohim si çështje tolerance, largpamëse. Sepse kemi shumë çështje për të zgjidhur bashkë. Kushtetuta është shumë  e rëndësishme por me  themele demokratike siç thotë dhe vetë, vota e qytetarëve është e barabartë. Nëse nuk do ishte problemi i dekriminalizimit drejtësia do të ishte vendosur. Është një problem serioz që ka nevojë për konsensus. Dekriminalizimi ka dalë totalisht jashtë kontrollit, dhe do të kthehet në një problem shqetësues për ekonominë për të gjithë vendin.
Secili ka përgjegjësitë  e veta por nuk duhet të përsërisim gabimet e njëri-tjetrit.
Edi Rama nuk është vetëm Kryeministër i Partisë Socialiste, apo vetëm i këtij koalicioni. Ai është Kryeministër i Shqipërisë, i të gjithëve dhe duhet të premtojë besim. Jo vetëm të ftojë formalisht për dialog opozitën por edhe të mos japë shkak për konflikte”, u shpreh meta në fjalën e tij në Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.