E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta zbulon publikisht planet e tij për largimin nga politika
Lajme

Ilir Meta zbulon publikisht planet e tij për largimin nga politika

“Doja të largohesha nga politika dhe të isha si ambasador në Danimarkë”

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ndarë detaje të panjohura më parë për planet e tij për t’u tërhequr nga politika, në një intervistë të dhënë për gazetarin Blendi Fevziu. Ai tregon se një vendim i tillë ishte menduar seriozisht përpara zhvillimeve të forta politike të vitit 2019, por rrethanat e krijuara më pas e bënë të pamundur largimin e tij.

Sipas Metës, situata politike në vend dhe ngjarjet që pasuan e detyruan të rikthehej në skenën aktive, duke e konsideruar këtë si një domosdoshmëri për të ndikuar në ndryshime të thella.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Duke qenë në izolim dhe nën gjykim, a keni hequr ju dorë nga politika aktive?

Ilir Meta: Unë e kisha një plan për t’u larguar nga politika, kur edhe pse me dilema, pranova të bëhem President i Republikës, e nëse nuk do kishin ndodhur çmendurira si komploti për djegien e mandateve dhe marrëzia si betimet te “Lana” të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ndoshta sot do të isha si ambasador në Danimarkën time të preferuar. Ato që ndodhën e bënë të pashmangshëm rikthimin tim në politikën aktive atje ku mund të ndryshohen gjërat në themel.

Që ditën e parë të largimit nga detyra e Presidentit të Republikës, shpikën një “e-mail” nga SHBA, se gjoja unë kisha qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një palaçollëk që zgjati nja një vit duke përgojuar persona jopublikë.

Pastaj pasi zbuluan disa telefona të njerëzve pranë meje, u përpoqën që të largohesha vetë me të “mirë”. Dhe meqënëse unë jo vetëm nuk u largova me të “mirë” dhe nuk u arratisa nga frika e letërporosive që vinin çdo ditë, i ranë shkurt dhe më rrëmbyen në 21 Tetor 2024. Largimi im nga politika tani, për mua është vetë braktisja e Lirisë, e cila është në ADN-në time. Ndaj jam më i vendosur se kurrë që të luftoj, jo thjesht për lirinë time, por të të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë.

Blendi Fevziu: A keni vetëm një betejë, atë me drejtësinë?

Ilir Meta: Unë nuk kam asnjë betejë me Drejtësinë, pasi kurrë nuk kam shkelur asnjë ligj dhe as kam qenë në dijeni se dikush tjetër ka shkelur ligjin. Kurrë nuk kam bërë as ligje dhe as vendime me porosi si Edi Rama. Kurrë nuk kam favorizuar asnjë kompani apo biznesmen dhe kurrë nuk i kam shkaktuar një qindarkë dëm Buxhetit të Shtetit. Natyrisht kjo është e gjitha një betejë politike ku Edi Rama po përdor si armë politikë drejtësinë e kapur prej tij me mbështetjen e McGonigalëve dhe Mogherinëve.

Unë kurrë as i jam shmangur drejtësisë dhe as e kam penguar atë. Sot është provuar botërisht se Edi Rama është pengmarrësi dhe penguesi i drejtësisë por edhe i integrimit europian ku “shkëlqen” si recidivist.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.