Më lër në hallet e mia, më lër në “varfërinë” time të lumtur
Simpatizanti i famshëm demokrat Ilir Vrenozi ka replikuar edhe një herë me Edi Ramën u përpoq ta miklojë duke i folur në telefon dhe ta ftojë për kafe, me qëllim që ta përdorë më pas siç bën zakonisht.
Në një reagim në facebook Vrenozi i kërkon Ramës të ndalë telenovelën pasi ai nuk është Lul Basha dhe ai nuk gënjehet as nuk tradhton.
Postimi i plote
STOP , TELEVONELES QE KERKON TE FILLOSH ME MUA, NUK JAM LUL BASHA UNE ! ME LER TEK TERHANI E FASULET E MIJA …. ATY NDIHEM REHAT … STOP
Për të gjithë ata që më thonë: “Pse e refuzove kafen me Ramën?”, “Pse e humbe mundësinë të fusësh fëmijët në punë të mira?” e të tjera e të tjera… ju them këtë:
Kjo që po bën Rama këto dy ditë është për të mbyllur gojën e një opozitari me të qeshura, me kamera, me zhurmë, e për ta përdorur në fushatë. “Unë kundërshtarët i ble si dele, ja dhe ‘opozitarin’ më të famshëm e mora!” — këtë po përpiqet të bëjë. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Vrenozi nuk gënjehet kurrë me një “karamele imagjinare”. Mua nuk më bën burrë dhe të pasur paraja — sinqerisht po — sidomos paraja e Rilindasve!
Dëgjoni këtu, o miqtë e mi: Ka gjëra që nuk shiten kurrë në jetë. Një nga to është karakteri dhe burrëria.
Ti o i gjatë, ke blerë ministra, deputetë, kryetarë bashkie, opozitarë, deri edhe drejtorin e FBI-së, dhe mendove që Vrenozin e varfër do ta kesh thjesht si një karamele, do ta rrëzosh me një ftesë për kafe?! Unë mund të jem më i varfëri nga të gjithë këta që ke “peshkuar” ti, por paraja, o i gjatë, nuk mund t’i blejë të gjithë — sidomos mua, që e kam shpirtin dhe ndërgjegjen e pastër. Ky karakter më ka mbajtur deri tani.
Ke vite që blen njerëz — opozitarë e jo vetëm — sepse s’kanë burrëri: ata shesin edhe gruan, edhe motrën për para. Se kanë problem. Mua nuk më blen dot! Unë nuk e shes nderin, familjen, atdheun kurrë për para! Ta di që do ha tërhanë dhe fasule gjithë jetën, por ama do jem i pastër në shpirt dhe në zemër.
Unë nuk di të tradhtoj. Jam unik në këtë fushë. Kam 28 vjet i martuar dhe nuk e kam tradhtuar kurrë gruan time — asnjëherë të vetme. I kam qëndruar besnik parimeve të mia. Zoti më vraftë po të gënjej, për shpirt të nënës! Kurse ti s’e ke problem, se i ke ndarë nja katër a pesë gra…
Unë nuk di çfarë është tradhtia, nuk e kam përdorur kurrë në asnjë fushë të jetës.
Prandaj: STOP kësaj telenovele që kërkon të fillosh me mua! Ka dy ditë që kur më more në telefon, nuk ndihem rehat. Më lër në hallet e mia, më lër në “varfërinë” time të lumtur. Më lër të jem ai Vrenozi që jam!
Më lër o burrë — mbylle këtu telenovelën që do të fillosh me mua! Nuk jam Lul Basha apo ndonjë tjetër. Unë jam vërtet njeri i pastër në shpirt, jam dinjitoz, dhe kam fituar zemrat e mijëra demokratëve për atë që jam.
Kështu që, për shpirt të halleve të mia, më lër i qetë — siç kam qenë para dy ditësh, para se të më telefonoje…
Unë jam Ilir Vrenozi — ai që ha tërhanë e fasule para kamerës, pa komplekse. Më lër të jem ky që jam. STOP telenovelës me mua, sepse thelbi sapo ka filluar…
Jo, jo… STOP, STOP, STOP!
Unë kam qenë dhe do të jem kundërshtari yt politik.
S’ka shanse të bëhemi ne të dy miq.
Mos tento më. STOP.