E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/Zbardhen detaje nga konflikti mes kushërinjve në Cakran
Flash

Fier/Zbardhen detaje nga konflikti mes kushërinjve në Cakran

Policia shoqëron autorët babë e bir

Një konflikt i çastit mes kushërinjve degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta në Cakran të Fierit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku 37-vjeçari Miri Sulaj bashkë me djalin e tij dhunuan me sende të forta 44-vjeçarin Eduard Sulaj, i cili është djali i xhaxhait të 37-vjeçarit.

44-vjeçari Eduard Sulaj mori lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa u dërgua fillimisht për mjekim në Qendrën Shëndetësore të Cakranit.

Për shkak të gjendjes së rënduar u dërgua më pas në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhët në kujdesin e mjekëve. Pas sherrit babë e bir u larguan nga vendngjarja, ndërsa u kapën dhe u shoqëruan disa orë më pas nga Policia e Fierit dhe Forcat Shqiponja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.