E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë, policia kufitare kap 20 pako me drogë
Flash

Korçë, policia kufitare kap 20 pako me drogë

Një sasi e konsiderueshme me hashash është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të kësaj drejtorie, e cila po trafikohej në rrugë tokësore drejt Greqisë.

Efektivët që patrullonin në vijën kufitare me Greqinë mbi fshatrat Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit, midis piramidave  43 dhe 44, kanë konstatuar në largësi dy shtetas që transportonin dy çanta ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të tyre dhe kanë njoftuar dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Dy shtetasit që transportonin drogën, kur kanë parë punonjësit e Policisë kanë braktisur çantat e krahut dhe janë larguar në thellësi të kufirit, ku janë njoftuar edhe shërbimet e Policisë Kufitare Greke.

Nga këqyrja e çantave, grupi hetimor konstatoi se në brendësi të tyre kishte 20 pako të mbushura me lëndë narkotike me peshë totale 32.3 kilogramë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë  kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej personave të dyshuar që transportonte lëndën narkotike, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.

Vijon puna për identifikimin e autorit tjetër dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë për trafikim të narkotikëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.