E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inaugurimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçove, Wisner: Përgëzoj dëshirën e Shqipërisë për të zgjeruar bashkëpunimin me aleancën
Lajme

Inaugurimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçove, Wisner: Përgëzoj dëshirën e Shqipërisë për të zgjeruar bashkëpunimin me aleancën

I dërguari me punë nga SHBA në Shqipëri, David Ëisner gjatë fjalës së tij në inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë është shprehur se ky është një gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë ndaj aleancës.

Ai shtoi se NATO është aleanca ushtarake më e suksesshme dhe më e qëndrueshme në histori dhe se simboli i angazhimit të saj është rritur edhe më tepër pas nisjes së  agresionit rus në Ukrianë.

David Wisner: Dëshiroj ti bashkohem partnerëve, për ta përgëzuar Shqipërinë në përurim e kësaj baze. Gur kilometrik  në përkushtimin e Shqipërisë në NATO.

NATO qëndron si aleanca më e suksesshme dhe e qëndrueshme në histori. Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia NATO është rritur si simbol i angazhimit.

Përgëzoj dëshirën e Shipërisë për të zgjeruar bashkëpunimin nme NATO-s dhe të lëvdojmë qëllimin e Shqipërisë  për rritjen e kapaciteve të ushtrisë

Ndërkohë që shkojmë drejt Samitit të NATO-s në verë, ne qëndrojmë sëbashku, si përherë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.