Inceneratori i Elbasanit, SPAK mbyll hetimet pasurore për Ahmetajn
10 të pandehur
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me fraksionin e çështjes së inceneratorit të Elbasan.
Përmes avokatit të tij, SPAK i ka komunikuar Ahmetajt tre akuza: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje apo mosdeklarim pasurie”.
Vendimi për mbylljen e hetimeve është komunikuar gjithashtu edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë procedim penal, mes tyre bashkëjetuesja e Ahmetajt, Erjola Hoxha, ish-bashkëshortja e tij Albina Mançka, si dhe shtetasit Andi Boni, Geirjan Kuka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Sonila Meqemeja, Elidon Begaj dhe Elda Dinaj.
Kjo dosje është ndarë si fraksion më vete nga procedimi kryesor që lidhet me inceneratorin e Elbasanit, ndërsa personat e përmendur akuzohen për disa vepra penale që lidhen me këtë çështje.
Hetimi është drejtuar nga tre prokurorë të posaçëm të SPAK: Altin Dumani, Enkeleda Millonai dhe Bledar Maksuti.
Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK që prej korrikut të vitit 2023. Ndërkohë, organi i akuzës ka vendosur sekuestro mbi disa prona që dyshohet se janë në emër të tij apo të familjarëve të tij.
Paralelisht, ish-zëvendëskryeministri po përballet edhe me një tjetër proces gjyqësor në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre” në lidhje me dosjen e njohur si “Buka sh.a.”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



