Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të premte një deklaratë për mediat. Në fjalën e tij, Berisha iu përgjigj një sërë çështjesh me interes për qytetarët.
Një prej deklaratave të kryedemokratit ishte lidhur me incidentin e përfolur në Ostren të Dibrës, ku i përfshirë është edhe drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu.
Berisha e cilësoi si një kurth dhe provokacion të ulët.
Berisha akuzoi se pas kësaj ngjarjeje janë militantët socialistë dhe Blendi Klosi.
“Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund.
Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë.
Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozgjinj. E di çka lënë Bledi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë”,-tha Berisha.