“Indeksimi 4.1% nuk përmirëson jetesën e pensionistëve”! Ekspertja: Pensioni iu mbulonim vetëm 50% të kostove mujore
Propozimi për indeksimin e pensioneve me 4.1% që pritet të nisë në tetor është bërë temë diskutimi në media dhe panele të ndryshme. Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi shpjegon se ky indeksim nuk është as për t’u lavdëruar, pasi ligji kërkon që pensionet të indeksohen çdo vit, dhe këtë vit kemi një vonesë prej disa muajsh.
Ajo thekson se rritja e kostove të jetesës dhe mosrimbursimi i ilaçeve e bën këtë indeksim të pamjaftueshëm për të përmirësuar jetesën e pensionistëve, të cilët mbulojnë vetëm 50% të shpenzimeve mujore.
Për më tepër, remitancat janë një tregues i varësisë së lartë të pensionistëve nga ndihma financiare e fëmijëve të tyre. Radonshiqi paralajmëron gjithashtu për një përkeqësim të ardhshëm të skemës së pensioneve, për shkak të papunësisë dhe informalitetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



