E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Infektohet Shqiptari i parë me koronavirus
Publik News

Infektohet Shqiptari i parë me koronavirus

Më herët u raportua se një shqiptar ishte infektuar nga koronavisuri në Itali.

Bëhet fjalë për një 43 vjeçar nga Kuçova i cili jeton në Codogna. Lajmi është konfirmuar nga familja e tij për “Ora News”, momentalisht gjendja e tij shëndetësore është me e mirë janë shprehur familjarët, por vazhdon të qëndrojë i shtruar në spital.

Ndërkohë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali është rritur me 133 brenda një dite duke e cuar në 366, thonë zyrtarët. Numri i personave të infektuar është rritur me 25% në 7.375 nga 5.883, sipas agjencisë së Mbrojtjes Civile Italiane.

Rritja e shifrave vjen ndërsa miliona njerëz u përshtaten me masat e reja të prezantuara të dielën nga kryeministri për të parandaluar përhapjen e shpërthimit të koronavirusit. Gati 16 milion njerëz në Lombardi dhe 14 provinca janë izoluar dhe kanë nevojë për leje të veçantë për të udhëtuar jashtë zonës.

Shifrat e fundit tregojnë se Italia tani ka numrin më të madh të të infektuarëve jashtë Kinës, ku shpërthimi filloi në muajin dhjetor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.