E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inspektohen 701 objekte në Durrës, Krujë dhe Shijak
Publik News

Inspektohen 701 objekte në Durrës, Krujë dhe Shijak

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka dhënë informacion edhe dje për punën e bërë nga ana e Policisë dhe forcave të tjera të dërguara në terren për tërmetin.termeti situata Durres godinat e prekura-lekundjet-sizmike-6 (8)

“Ne kemi punuar në disa bashki, si Tirana, Durrësi, Kamza, Fushë-Kruja, Shijaku etj. Në Bashkinë e Shijakut, deri në orët e pasdites janë kryer verifikimet e mbi 8000 banesave dhe janë verifikuar 50 pallate, ku 30 rezultojnë të dëmtuara rëndë. Ne jemi në dispozicion të të gjithë qytetarëve, që kanë nevojë për ndihmë. Janë bërë 199 telefonata gjithsej në operatorët tanë, shumica nga Durrësi. Qytetarët të drejtohen pranë portalit ‘Shqipëria që duam.al’”, tha Voda.

Ajo ka treguar punën në terren, sa ndërtesa janë inspektuar dhe sa janë prishur. Në Durrës janë inspektuar 610 banesa, ku 27 rezultojnë të prishura. Në Shijak janë 45 ndërtesa të inspektuara. “Ne kemi qenë në terren gjatë gjithë kohës në Durrës, në Shijak dhe në Thumanë. Janë angazhuar mbi 300 forca të armatosura dhe janë ndarë ndihma, sidomos për strehimin. 8 objekte janë prishur në Thumanë dhe 12 në Durrës. Po ashtu, ne kemi vënë në dispozicion edhe mjekë e infermierë, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve”, u shpreh zv.ministrja e Brendshme.

 

 

BILANCI

Në Bashkinë e Shijakut, deri në orën 17:20 të datës 3 dhjetor, janë kryer 820 verifikime të banesave 1 deri në 3 kate, si dhe verifikime të 50 pallateve, ku 30 prej tyre janë të dëmtuara rëndë. Deri në orën 17:30 të ditës së djeshme, numri i thirrjeve të përpunuara nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 199 (Tiranë – 76; Durrës – 101; Lezhë – 21; Elbasan – 1). Shumica dërrmuese prej 169 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, si në vijim: Bashkia Durrës, 610 objekte të inspektuara, 237 të pabanueshme, 27 për t’u prishur; Bashkia Krujë, 46 objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur; Bashkia Shijak, 45 objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur; Në rang qarku, 701 objekte të inspektuara.

“Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në Bashkinë Durrës mbi bazën e vendimeve të Këshillit Bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve”, tha Voda. Deri dje në orën 18:30 janë prishur 20 objekte të shkatërruara, 8 objekte në Thumanë dhe 12 objekte në Durrës.

Bashkia Durrës,

610 objekte të inspektuara, 237 të pabanueshme, 27 për t’u prishur;

Bashkia Krujë,
46 objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Bashkia Shijak,
45 objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Në rang qarku,
701 objekte të inspektuara; Janë prishur 20 objekte të shkatërruara, 8 objekte në Thumanë dhe 12 objekte në Durrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.