Irfan Hysenbelliu zgjedh avokatin e njohur për të hedhur Shqipërinë në arbitrazhin e Parisit per prishjen e Prestige Resort
Gazetari Klodian Tomorri, ka shkruar ditën e sotme për tre skandale ekonomike që ka bërë qeveria e Edi Ramës, vetëm brenda pak kohësh.
Ja çfarë shkruan Klodian Tomorri në Facebook:
Matanë lajmit
1- Shqipëria u vu në listën e vendeve nën monitorim fiskal nga BE-ja për shkak të taksës 5 për qind të IT. Bashkimi Europian e pati kërcënuar qeverinë se do e fuste Shqipërinë në listën e vendeve jo bashkëpunuese (lista e zezë). Qeveria fillimisht rezistoi sepse ajo taksa 5 për qind mbahet që këta të vjedhin lekët me AKSHI-n. Por kur e panë se BE e kishte seriozisht, i dërguan letër dhe i thanë do ta rregullojmë këtë vit. Ndaj BE u tregua më e butë dhe e futi Shqiperinë të lista gri.
2- Biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka kontaktuar Hamit Gharavin për të hedhur Shqipërinë në arbitrazhin e Parisit për prishjen e ‘Prestige Resort’. Aktualisht po behet vlerësimi paraprak, ku përfshihet vlerësimi i kostove dhe probabiliteti për të fituar. Me pas do të merret vendimi. Partneri lokal në këtë rast është Halimi Law & Tax. Gharavi është një nga avokatët më të njohur të arbitrazhit, i pajtuar disa herë nga qeveria shqiptare në gjyqet ndërkombëtare. Ky ishte avokati qe mbrojti Shqipërinë në çështjen CEZ, por pasi erdhën socialistët në pushtet e zgjidhën me mirëkuptim.
3- Kontrolli i Larte i Shtetit thotë se shkëmbimi i energjisë mes KESH dhe kompanisë private Noa Energy i vodhi arkës publike 9.4 milionë euro. Marrëveshja e firmosur në maj 2021 u iniciua nga Benet Beci, sot kandidat për kryetar Bashkie i socialistëve në Shkodër, por zyrtarisht u firmos nga drejtori i komanduar Kadiu. Sipas KLSH, KESH-i i dha NOA-s 150 mijë mega vat energji ditën dhe të njëjtën sasi ja ka marre natën ku diferenca totale në çmim ishte 9.4 milionë euro.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



