E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Isa Boletini nderohet në New York, rruga merr emrin e heroit shqiptar
Bota

Isa Boletini nderohet në New York, rruga merr emrin e heroit shqiptar

Prej së dielës, në New York është inauguruar një rrugë që mban emrin e heroit të madh shqiptar, Isa Boletini. Rruga, e vendosur në Staten Island, u emërtua falë përpjekjeve të komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili ka kërkuar prej vitesh që figura e një prej simbolëve të Pavarësisë së Shqipërisë të nderohet në këtë mënyrë.

Lajmi u konfirmua edhe nga pasardhësi i familjes, Gazmend Boletini, i cili tha se rruga ndodhet përballë asaj që mban emrin “Ismail Qemali”, duke sjellë pranë njëra-tjetrës dy ndër figurat më të rëndësishme të 28 Nëntorit.

Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci. Ai e cilësoi këtë moment si një akt të thellë respekti dhe një simbol të lidhjes së palëkundur mes shqiptarëve dhe SHBA-ve.

“Ky moment shënon jo vetëm respektin ndaj një simboli të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara. ‘Isa Boletini’ në New York është një mesazh i fuqishëm për brezat e rinj se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet mbrojtur çdo ditë,” u shpreh Peci.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.