Ish-kryetari i PS i shtrirë në mes të rrugës i plagosur
Ish-kryetari i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Nikolin Huba, i cili mbeti i plagosur me dy plumba në këmbë, ka mohuar të ketë konflikt me ndonjë person që mund të ketë sjellë atentatin e dështuar këtë të shtunë.
Në dëshminë e tij të parë për oficerët e hetimit, 54-vjeçari ka deklaruar se autorët kanë qenë dy persona që lëviznin me motor dhe kishin skafandra në kokë.
Ndërsa ka nisur hetimet mbi ngjarjen së bashku me Prokurorinë, burimet për “Panorama” thanë se Policia vendore e Shkodres është duke punuar në një pistë kryesore të ngritur deri më tani, atë të konflikteve për shkak të drogës.
Kohët e fundit, në zonen e Vaut të Dejës ka pasur disa aksione ku janë asgjësuar rrënjë kanabis dhe jane arrestuar disa persona te ndryshem.
Burimet thanë se pista kryesore e policise është se kultivuesit kane dyshuar që Huba mund te kete dhene informacion per efektivet.
Ndaj kjo plagosje shihet nga blutë dhe hetuesit si një mesazh për ish-kreun e PS në Vaun e Dejës.
Megjithate kjo eshte nje piste fillestare qe ka policia ende e pabazuar ne prova.
Plagosja me armë e 54-vjeçarit, policia blindon zonën. Mister rrethanat e ngjarjes
Policia e Shkodrës në një informacion paraprak për plagosjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune pranë shkollës Pyjore tha se 54-vjeçari i cili është plagosur me armë zjarri në këmbë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



